Sipas raportit të Bankës Popullore, eksporti i ushqimeve në këtë çerek viti ka shënuar rritje prej 17.7% më tepër se vitin e kaluar, pra ka arritur deri në 66.3 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo nënkupton se eksporti është më i lartë për pothuajse 10 milion euro. Të dhënat thonë se eksporti i frutave dhe perimeve është rritur për 60%, ose për 11.6 milion euro, ndërkaq edhe prodhimet e miellit janë rritur për 300 mij euro.
Rritje të eksportit ka edhe në prodhimet e mishit me vlerë prej 8.5 milion euro.
E vetmja rënie në eksport është shënuar në prodhimet e qumështit dhe vezëve, edhe atë për thuajse 50%, pra 1.7 milion euro./Telegrafi/