Site icon Telegrafi

Rritet eksporti i mallrave të Maqedonisë

Nga janari e deri në shtator, eksporti i mallrave nga Maqedonia për në vendet tjera ka shënuar rritje prej 6.3%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS), deficiti tregtar për këtë periudhë kohore është 1.421.847 mijë $.

Në periudhën janar – shtator, 2016, sipas sasisë së përgjithshme të shkëmbimit të jashtëm tregtar, Maqedonia më së shumëti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë./Telegrafi/

Exit mobile version