Telegrafi

Rritet eksporti i Bullgarisë për në BE

Importi për Bullgarinë nga Bashkimi Evropian për periudhën janar-korrik është rritur 3.7 për qind kundrejt vitit të kaluar dhe është 5.9 miliardë euro. Partnere kryesore tregtare të eksportit të Bullgarisë nga Bashkimi Evropian janë Italia, Gjermania, Greqia dhe Rumania.

Në të njëjtën kohë Instituti kombëtar i statistikave lajmëroi, se eksporti i Bullgarisë për vende të tjera për periudhën janar-korrik është rritur 48 për qind dhe është 3.7 miliardë euro.

Partnere kryesore të eksportimit janë Turqia, Serbia, Rusia, Maqedonia, Singapori, Kina dhe SHBA-ja. Të dhënat e eksportit për këtë grup tregojnë një rritje prej 10 për qind dhe janë 4.8 miliardë euro. Importi më i madh është nga Izraeli, Egjipti, Shqipëria dhe Peruja. /Telegrafi/