Telegrafi

Rritet dukshëm defiçiti buxhetor i Sllovenisë

Sipas të dhënave të Ministrisë sllovene të Financave, defiçiti buxhetor në shkurt arrinte 198 milionë euro dhe ka qenë diçka më i vogël nga defiçiti në muajin janar, i cili ishte ngjitur në 220 milionë euro.

Shpenzimet buxhetore në dy muajt e parë prej vitit 2010 arrinte 1,587 miliardë euro, që është për 13 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.