Telegrafi

Rritet dollari, nafta ulet në 111 dollarë

Rritja e dollarit përsëri në krahasim me monedhën evropiane ndodhi pas publikimit të një treguesi makroekonomik në Gjermani.

Gjithashtu kjo kompensoi friken e investitorëve nga rrezikimi prodhimit të naftës në gjirin e Meksikës, si pasojë e formimit të një uragani në afërsi të Haitit.

Uragani Gustav shoqërohet me erëra me shpejtësi 130 km/h.

Në Gjermani klima ekonomike është degraduar më shumë seç parashikohej për muajin gusht.

Në agjendën e investitorëve figurojnë edhe shifrat javore të gjendjes së stoqeve të naftës amerikane të cilat do të publikohen të mërkurën.

Analistët flasin për një rritje prej 1,4 milionë barelë të rezervave bruto, pas rritjes së madhe prej 9,4 milionë barelë të regjistruara javën e kaluar .