Në më pak se një muaj, qeveria spanjolle thirri një takim urgjent ekspertësh për të luftuar dhunën pasi gjashtë gra u vranë që nga fillimi i këtij muaji. Takimi i fundit ishte muajin e kaluar pas vrasjes së 11 grave.
Në provincën e Valladolidit, në veriperëndim të vendit, dje u vra një grua 45-vjeçare dhe vajza e saj tetë-vjeçare. Kjo ndodhi pesë ditë pasi 38-vjeçarja u vra në provincën e Leida. Ritakimi u njoftua nga ministrja për Barazinë, Irene Montero.
Me këtë, numri i grave të vrarë nga partnerët e tyre që nga viti 2003 është rritur në 1188. Në periudhën e përmendur, 49 fëmijë janë vrarë nga dhuna në familje.
Vitin e kaluar janë vrarë 49 gra dhe të gjitha krimet i kanë kryer partnerët apo ish-partnerët e tyre, ndërsa në vitin 2021 janë mbytur 43 gra.
Qeveria e Spanjës, e udhëhequr nga Partia Socialiste, muajin e kaluar i bëri thirrje gjyqësorit të rrisë përdorimin e byzylykëve elektronikë për të mbrojtur gratë, ish-partnerët e të cilave u është ndaluar t’u afrohen atyre, raporton theguardian.
Ministrja e Drejtësisë, Pilar Llop theksoi muajin e kaluar se asnjë grua e vetme, e cila mbante byzylykë duke paralajmëruar se personi që e ngacmonte ishte afër, nuk ishte vrarë që nga viti 2009.
Sipas opozitës, me futjen e ligjit të diskutueshëm, qeveria bëri të mundur uljen e dënimit të dhunuesve seksualë në procedurën e ankimimit.
Ligji i përmendur, i quajtur “Po do të thotë po”, u miratua pas përdhunimit në grup në Pamplona në vitin 2016.
Ai konsiderohet vendimtar në ndjekjen penale të sulmeve seksuale. Megjithatë, mundësoi ankimimin e dënimit fillestar dhe uljen e tij.
Ndryshe, këtë ligj deri në fund të muajit e kanë shfrytëzuar 129 të dënuar. /Telegrafi/