Site icon Telegrafi

Rritet deficiti tregtar në Britani

Deficiti tregtar i Britanisë së Madhe është përkeqësuar gjatë tremujorit të katërt dhe ka gjasa të ketë frenuar rritjen ekonomike, pavarësisht përmirësimit në dhjetor.

Zyra kombëtare e statistikave publikoi se deficiti total tregtar është zgjeruar në 10.352 miliardë paund në tremujorin e katërt, krahasuar me 8.575 miliardë paund në periudhën Korrik-Shtator, duke shënuar kështu hendekun më të madh tregtar që prej fillimit të 2015-ës. Tregtia ka gjasa të rezultojë në një frenim të rritjes ekonomike në fund të 2015-ës, kur të publikohen shifrat e rishikuara për Produktin e Brendshëm Bruto.

Deficiti i tregtisë së mallrave për të gjithë 2015-ën është zgjeruar në 125.028 miliardë paund duke thyer rekord. Vetëm në muajin dhjetor, deficiti total, duke përfshirë shërbimet u ngushtua në 2.709 miliardë paund nga rreth 4 miliardë paund që ishte më parë transmeton Telegrafi. Çmimet e naftës Brent të Londrës kanë rënë 16 për qind në muajin dhjetor dhe 35 për qind për të gjithë 2015-ën, duke ndihmuar balancën tregtare të Britanisë që është tashmë një importuese neto e naftës pas rënieve në North Sea Fields.

Deficiti në tregtinë e mallrave drejt Bashkimit Europian u zgjeruar në një rekord prej 23.191 miliardë paund në tremujorin e katërt, krahasuar me 21.521 miliardë paund në tremujorin e tretë, nxitur pjesërisht nga importet e produkteve farmaceutike. Deficiti total tregtar i Britanisë ka hequr 1 pikë përqindjeje nga rritja ekonomike e tremujorit të tretë.

Ministri i Financave George Osborne ka paralajmëruar se ekonomia do përballet me një serë rreziqesh nga jashtë vendit përgjatë 2016-ës, pasi ekonomia do të ngadalësohet në tregjet kryesorë në zhvillim. /Telegrafi/

Exit mobile version