Deficiti i llogarisë së Greqisë është rritur në muajin shkurt, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, prej përkeqësimit të bilancit të të ardhurave primare.
Të dhënat e Bankës Qendrore treguan se deficiti qëndroi në 1.3 miliard euro, krahasuar me 1.03 miliard që ishte në shkurt 2017.
Të ardhurat nga Turizmi ndërkohë, u rritën në 151.9 milionë euro, nga 134.9 milionë në të njëjtën periudhë një vit më parë.
“Rritja e deficitit të llogarisë së të ardhurave primare, kryesisht prej pagesave më të larta të interesit, ishte faktori kryesor pas rritjes së deficitit të llogarisë”, deklaroi Banka e Greqisë.
Sipas institucionit, eksportet e mallrave kanë vazhduar trendin pozitiv, duke u rritur me 14.5% me bazë vjetore, ndërsa importet, u rritën me një normë më të ngadaltë.
Për 2017-ën në total, deficiti i llogarisë korrente të Greqisë arriti 1.5 miliard euro në rënie me 418 milionë nga viti i kaluar. /Telegrafi/