Sipas të dhënave të Ministrisë së financave, është shënuar rritje të shpenzimeve buxhetore në muajin shkurt të këtij viti, që do të thotë se Qeveria ka harxhuar më tepër në muajin shkurt se sa në muajin janar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Shpenzimet kanë arritur në 255 milionë euro, ose 17 milionë euro më tepër se sa në muajin e parë, ndërkaq më tepër para janë shpenzuar për mallra dhe shërbime, kurse transfer më të madh është bërë te Agjencia e punësimit dhe më pak në Fondin pensional dhe invalidor.
Të ardhurat kanë arritur shifrën prej 210,2 milionë euro, që dmth 10 milionë euro më pak se sa në muajin janar. Të ardhurat janë siguruar nga taksat mbi të ardhurat personale dhe tatimet mbi të ardhurat, kurse akcizat janë në nivel të njejtë.
Këto numra tregojnë rritje të deficitit buxhetor, që në muajin shkurt arriti në 45 milionë euro, që do të thotë se vetëm në dy muajt e parë, deficiti buxhetor tejkaloi 72 milionë euro, që është 23% më shumë se sa deficiti i planifikuar për tërë vitin 2016./Telegrafi/