Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) çmimet shitëse të prodhimeve industriale në dhjetor të vitit 2016 janë rritur për 1.4% në nivel mujor, ndërkaq për 1.8% në nivel vjetor, njofton Telegrafi Maqedoni.
Shikuar në sektorë, në xehetari ka rritje të çmimeve për 6.6%, pastaj industria e përpunimit (1.1%), kurse ulje të çmimeve ka në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimë (0.2%)./Telegrafi/