Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,01 % në raport me vendimin e datës 13.01.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,051 den/kg dhe tani do jet 46,336 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.
Nga data 17.01.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 79,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 81,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 75,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 46,336 (denarë/kilogram).