Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimet e tregtimit të karburanteve në Shqipëri.
Një litër naftë do të tregtohet me 210 lekë (1.78 euro), benzina me 192 lekë për litër, ndërsa gazi ka pësuar ulje, duke u tregtuar me 69 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. /Telegrafi/