Telegrafi

Rritet çmimi i naftës, çmimi i benzinës mbetet i njëjtë

Nga sonte në mesnatë derivatet dizel do të rriten për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njejtë, ka vendosur sot Komisioni rregullator i energjetikës, i shërbimeve të ujit dhe i shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE). Me vendimin kryhet rritje e çmimeve me pakicë të produkteve të naftës mesatarisht për 0.50 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 71,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 71 denarë për litër, EUROSUPER BS – 95 do të vazhdojë të shitet për 79,5, ndërsa EUROSUPER BS – 98 për 81,5 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së për 0,491 denarë për kilogram rritet çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 46,295 denarë.

Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 1,126 për qind, tek dizeli për 1,333, për naftën ekstra të lehtë 2,161 për qind, ndërsa tek mazuti 1,851 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në krahasim me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,3232 për qind.