Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht
2,17% në raport me vendimin e datës 22.03.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 4,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,238 den/kg dhe do të jetë 53,592 den/kg. Nga data 24.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 79,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 81,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 81,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 78,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,592 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,031 %, te nafta për 4,672 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,823 % dhe te mazuti për 1,989%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,142%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 24.3.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t'i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar./Telegrafi/