Site icon Telegrafi

Rritet çmimi i benzinës, ulet ai i dizelit në Maqedoni

Foto: Arkiv

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar sot çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata.

Çmimet e benzinës rriten për gjysmë gjegjësisht 1 denar për litër, derisa dizeli shënon ulje për gjysmë denari.

Kështu që nga mesnata një litër benzinë Eurosuper BS-95 do të kushtoj 67.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet 70.00 denarë për litër, ndërsa Eurodizeli do të shitet me çmim prej 61.50 denarë për litër.

Këto çmime do të vlejnë deri në javën e ardhshme./Telegrafi/

Exit mobile version