Site icon Telegrafi

Rritet çmimi i aluminit pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë

Në fillim të kësaj jave çmimi i aluminit është rritur në nivelin më të lartë në gjashtë vite, kjo vie si rezultat i sanksioneve amerikane ndaj gjigantit rus të aluminit Rusal.

Në bursën e Londrës aktualisht metali tregtohej në 2,403 dollarë për ton. Më datë 6 prill, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj disa firmave ruse, përfshirë Rusal. Sanksionet ngrijnë të gjithë mjetet ruse që janë nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rritja e aluminit në vlerë tregu vjen një muaj pas vendosjes së tarifave prej 10 për qind në importet e metalit nga Presidenti Donald Trump, shkruan Telegrafi.

Ditën e hënë Rusal pësoi rënie gjigante në vlerë tregu dhe është një nga prodhuesit më të mëdhenj të aluminit në botë. Kolapsi i kompanisë mund të heqë një pjesë të madhe të ofertës së aluminit nga tregu.

Trump ka thënë se tarifat nuk kanë treguar efekte negative ndaj ekonomisë amerikane.

“Pavarësisht tarifave mbi aluminin, çmimi i metalit ka rënë me 4 për qind”, kishte shkruar më 6 prill, Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version