Telegrafi

Rritet BPV-ja në tremujorin e tretë të këtij viti

Norma e rritjes së Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në tremujorin e tretë të vitit 2016 ka arritur 2.4 përqind, vlerëson Enti shtetëror për statistikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në tremujorin e tretë të vitit 2016, rritja më e madhe është shënuar në sektorët: veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike dhe aktivitetet administrative dhe shërbimet mbështetëse për 10,9 përqind, 10.3 përqind në ndërtimtari dhe informacione dhe komunikim nga 5.6 përqind.

Konsumi përfundimtar familjar, duke përfshirë institucionet joprofitabile që shërbejnë familjeve, në tremujorin e tretë të vitit 2016, ka rritje për 5.3 përqind, dhe pjesa e saj në strukturat e në BPV ka arritur 64.1 përqind.

Në të njëjtën periudhë, eksportet e mallrave dhe shërbimeve janë rritur nominalisht për 13.3 përqind, kurse importet e mallrave dhe shërbimeve janë rritur për 11.1 përqind. /Telegrafi/