Site icon Telegrafi

Rrite biznesin nëpërmjet panairit “Agrokos 2016”

Panairi i 16-të ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “Agrokos 2016”, fton të gjitha kompanitë, institucionet, organizatat që të bëjnë me kohë rezervimin e hapësirës ekspozuese në Panair, duke u bërë pjesë e zhvillimeve dhe rritjeve aktuale ekonomike në treg, të cilat po ndodhin në Kosovë dhe në rajon.

“Agrokos 2016” do të hapet më 20-22 tetor, 2016 në Pallatin e Rinisë, Prishtinë, Kosovë, dhe do të shenojë me sukses 16 vjetorin e traditës.

Pse të ekspozohet në Agrokos 2016?

• Kultivimin e lidhjeve ekzistuese me biznese dhe institucione
• B2C (takime ballë-për-ballë me klientin)
• B2B dhe mundësinë e B2G takimeve
• Shitje direkte para vizitorëve të shumtë
• Prezantimin/përforcimin e kompanisë/institucionit në treg
• Monitorimi i konkurrencës dhe skanimi i tregut
• Informimin me trendet e fundit të teknologjisë më efektive dhe efikase
• Ngjarje të ndryshme informative dhe profesionale si: seminare, punëtori, konferenca nga ekspertë shkencor dhe profesionistë të fushës së agrikulturës
• Promovim direkt para medieve
• Promovim në katalogun e panairit (i cili u shpërndahet falas vizitorëve, ekspozuesve dhe të gjitha palëve me interes)
• Konsulencë për paraqitje sa më profesionale në panair, etj.

Ngjarje tashmë kyçe dhe tradicionale e cila duke shfrytëzuar lokacionin gjeografik dhe rrjetin e gjerë që disponon, është duke kontribuar vazhdimisht në zhvillimin e mëtejmë të zinxhirit të prodhimtarisë vendore dhe ndërkombëtare në sektorin e agrobiznesit. Njëkohësisht Agrokos është kthyer në urë-lidhëse ndërmjet bashkëpunimit afarist të vendeve të Evropës dhe më gjerë.

Me nënshkrimin dhe fuqizimin e MSA-së që nga 1 prilli, 2016, është hapur një derë e re euro-integruese për të gjitha bizneset Kosovare duke kontribuar në integrimin e Kosovës në rrjedhat ekonomike dhe politike të Evropës.

Duke qenë se, shtylla kyçe në zhvillimin sa më të hovshëm ekonomik të Kosovës është bujqësia dhe agrobiznesi, fokusi kryesor i qeverisë së Kosovës po ashtu edhe institucioneve të huaja mbështetëse si; Projekte të EU-së, Projekte Zvicerane, Projekte të USAID-it etj, është në po ketë fushë.

Një numër i konsiderueshëm i projekteve me interes në këtë fushë po zhvillohen në vend, të cilët janë hapa kyç, që e bëjnë Kosovën të dalloj nga vendet e rajonit, duke e shndërruar atë në tregun kryesor në rritje në rajonin e Ballkanit.

Paralelisht me panairin, për vizitorët profesionist CEO do të organizojë aktivitete të ndryshme informative dhe profesionale si; seminare, punëtori, konferenca nga ekspertë shkencor dhe profesionist të kësaj fushe.

Njëkohësisht, në mënyrë që të ngritët sa më tepër frekuentimi i vizitorëve, CEO do të kujdeset që të organizojë aktivitete të ndryshme atraktive si; festë argëtuese, mbledhja e fondeve për bursa të studentëve të fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të UP, lojëra interesante, etj.

Prandaj, ju rekomandojmë që të rezervoni shtandin tuaj në “AGROKOS 2016”, duke kompletuar formën e rezervimit në www.ceokos.com apo duke kontaktuar në +381(0)38 516 013. /Telegrafi/

Exit mobile version