Site icon Telegrafi

Rritet besimi tek denari, rriten edhe kursimet në denarë

Për muajin korrik, sipas Bankës Popullore të Maqedonisë është regjistruar rritje e kursimeve në denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deri në fund të muajit korrik ka pasur kursime që kanë kapur vlerën e 4 miliardë dhe 823 milion euro.

Këto kursime në krahasim me muajin qershor janë rritur për 10,1 milion euro.

Deri tani ka pasur edhe rritje të kursimeve në deviza të jashtme. Për muajin korrik kursimet me deviza kanë pasur vlerën 2.030.131 euro gjithësejt./Telegrafi/

Exit mobile version