Sipas vlerësimit të udhëheqësve të subjekteve afariste, treguesit e besimit në industrinë e përpunimit për muajin mars të këtij viti janë për 0.3% më të larta krahasuar me muajin paraprak, kurse për 3.3% më të larta krahasuar me marsin e vitit 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjendja e sigurimit të prodhimit përmes porosive në muajin mars të këtij viti, krahasuar me muajin paraprak, është më e volitshme, ashtu si edhe pritshmëritë për kapacitetin prodhues në tre muajt në vijim.
Prodhimet e deponuara janë zvogëluar. Vlerësimi i subjekteve afariste është se ekonomia është më e favorshme, kurse pritet edhe rritje e punësimeve.
Ndikim më të madh në zvogëlimin e kapacitetit prodhues kanë kërkesa e pamjaftueshme e jashtme (22.5%), kërkesa e pamjaftueshme e brendshme (19.7%), mungesa e fuqisë punëtore cilësore (16.3%), si edhe ekonomia e pasigurtë (12.6%)./Telegrafi/