Telegrafi

Rritet besimi në eurozonë

Rezultati i mirë i atribuohet rritjes së eksporteve, që ka ndikuar që ekonomia e eurozonës në tremujorin e dytë të shënojë rritjen më të madhe në katër vjetët e fundit, ka njoftuar Komisioni Evropian (KE).

Besimi në eurozonë, megjithatë, së shpejti mund të dobësohet, pasi që rimëkëmbja globale po tregon shenja ngadalësimi, ndërsa qeveritë do të aplikojnë masa kursimi për të reduktuar deficitet buxhetore, thuhet në njoftimin e KE-së, njofton agjencia Bloomberg.

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara në tremujorin e dytë është rritur më pak sesa është parashikuar, ndërsa rritja e sektorëve evropianë të shërbimeve dhe industrive është ngadalësuar. /Telegrafi/