Site icon Telegrafi

Rritet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj gjermane

Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të presidentit të Policisë Federale të Gjermanisë Dieter Roman.

Sipas njoftimit për media, Roman dhe Qalaj janë dakorduar se bashkëpunimi bilateral mes dy policive do të rritet dhe dy institucionet do ta mbështesin njëra-tjetrën në këtë rrugëtim.

“Përvojat e mira të bashkëpunimit në mes të dy policive do të vazhdojnë dhe ato vetëm sa do të intensifikohen në fusha të ndryshme të sigurisë si: kontrolli kufitar, shkëmbimi i informacioneve, trajnimi në fusha të ndryshme të sigurisë, shkëmbimi i programeve në avancimin e Policisë dhe mbështetja në fusha të ndryshme të sigurisë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Drejtori Qalaj vizitoi edhe Departamentin e fluturimit, patrullimit me helikopter si dhe një pikë të përbashkët kufitare në mes të Gjermanisë dhe Polonisë./Telegrafi/

Exit mobile version