Telegrafi

Rritet Apple, iPhone merr 42% të tregut në SHBA

Përdoruesit e iPhone janë rritur nga 35 për qind në Q4 2012 në 42 për qind në Q4 2013, ndërsa telefonat Android të Samsung janë rritur nga 22 për qind në Q4 2012 në 26 për qind në Q4 2013.

Shifrat e fundit nga NPD thonë se Apple dhe Samsung janë rritur në llogari të rivalëve të tjerë si HTC, Motorola, dhe BlackBerry.
Gjatë vitit të kaluar,shkalla e depërtimit të telefonave të mençur është rritur nga 52 për qind, sa ishte në Q4 2012 në rreth 60 për qind për Q4 2013.

NPD ka arritur në përfundimin se sa më shumë konsumatorë amerikanë migrojnë në telefona të mençur mobil, ata janë gjithnjë zgjedhin iPhone apo ndonjërin nga modelet e telefonave Samsung që bazohen në Android.

NPD vuri në dukje se me rritjen e shkallës së depërtimit të telefonave të mençur është rritur edhe përdorimi i internetit në mobil, veçanërisht në sajë të shërbimeve për dëgjimin e muzikës online.

Mesatarja e përdorimit të të dhënave në SHBA u rrit nga 5.5GB në muaj, sa ishte në Q4 2012 në 6.6GB në muaj, sa është regjistruar të jetë në Q4 2013./ Telegrafi /