Site icon Telegrafi

Rritet me 5.6% prodhimi industrial turk

Prodhimi industrial turk ka shënuar një rritje me 5.6 për qind në muajin korrik 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të hënën rezultatet e indeksit të prodhimit industrial për muajin e 7-të të vitit.

Sipas TUIK-ut, prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi kalendarik në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur me 5.6 për qind.

Ndërsa prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi sezonal dhe kalendarik në korrik, krahasuar me një muaj më parë, është rritur me 3.5 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version