Site icon Telegrafi

Rriten tensionet, nëndetësja ruse mbërrin pranë brigjeve irlandeze (Video)

Nëndetëset ruse janë pikasur sot në brigjet irlandeze, fare pranë ujërave të Mbretërisë së Bashkuar, çka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të NATO-s, të cilët e kanë cilësuar këtë si provokimin më të fundit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Nëndetësja është pjesë e një tjetër flote detare që po lundron në drejtim të Sirisë, për të luftuar në qytetin e shkatërruar tashmë, Aleppo.

Ky vendim i Putin, pritet të tensionojë edhe më tepër marrëdhëniet me Perëndimin, përcjell Shqiptarja.com.

Një javë më parë, Britania e Madhe vendosi të dërgojë tanke, aeroplanë dhe 800 trupa ushtarake në Estoni, për të penguar agresionin nga Moska.

Dy javë më parë, Rusia dërgoi në Siri, përmes ujërave britanike, një aeroplan mbajtëse, luftanije dhe një nëndetëse në ndihmë të forcave qeveritare të Bashar al Asaad. /Telegrafi/

Exit mobile version