Telegrafi

Rriten të hyrat dhe investimet kapitale

Zëvendësministri, Hamza, tha se veçoritë e raportit janë ngritja substanciale në të hyrave krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak si dhe ngritja e investimeve kapitale.

“Plani buxhetor i te hyrave vjetore për vitin 2010 është 1,109,200,000 Euro., ndërsa plani buxhetor për shpenzimet vjetore është 1,278,040,000 Euro, duke i përfshirë të hyrat vetanake të bartura nga viti 2009”, tha numri dy i MEF-it.

Të hyrat gjatë gjashtëmujorit të parë për vitin 2010, duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim janë 533, 489,280 euro dhe paraqesin 48.1 për qind të pranimeve të përgjithshme vjetore të planifikuara, sipas zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Financave Bedri Hamza ka një rritje prej 27.0 për qind, krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak.

Ndërsa, shpenzimet gjatë gjashtëmujorit te parë për vitin 2010 duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim janë 466,227,685 Euro dhe paraqesin 36.5 % të planit të përgjithshëm vjetor. Krahasuar me vitin paraprak shihet një rritje kualitative vjetore e pagesave prej 8.4 për qind. /Telegrafi/