Telegrafi

Rriten të ardhurat për personat me nevoja të veçanta në Maqedoni

Sot me vendimin e Qeverisë, u miratuan ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Me ndryshimet parashikohet rritja e shfrytëzuesve të së drejtës për një pagesë të veçantë për një fëmijë me nevoja të veçanta që ka aftësi të kufizuar fizike ose mendore ose paaftësi të kombinuar zhvillimore deri në moshën 26 vjeç, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç rritjes së shumës për një pagesë të veçantë, këta persona do të pajisen edhe me sigurim shëndetësor nëse nuk janë të siguruar sipas Ligjit.

Ndryshimet dhe plotësimi propozuara në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve përmban zgjidhjet e mëposhtme:

Shuma e caktuar të së drejtës për një pagesë të posaçme me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve rritet nga 4.202 denarë në 5.021 denarë. Gjithashtu prindërit e vetëm që kanë një fëmijë me nevoja të veçanta me aftësi të kufizuara fizike apo mendore ose aftësi të kufizuara të shumëfishta deri në 26 vjet në vend të 6.303 denarë do të marrë shumën e 7.351 denar. Për prindit që s’kanë siguruar mjete financiare, të cilët janë përfitues të ndihmës sociale dhe vazhdimisht marrin ndihmë financiare dhe që kanë një fëmijë me nevoja të veçanta deri në 26 vjet, të ardhurat shtesë rriten prej 5.252.50 denarë në 6.276 denarë.

Këto ndryshime janë vetëm pjesë e strategjisë së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për të përmirësuar gjendjen financiare dhe kushtet e jetesës së grupeve më të prekshme të qytetarëve. /Telegrafi/