Të ardhurat e Facebookut gjatë tremujorit të fundit të vitit 2016 kanë shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, respektivisht, nga 1.56 miliardë dollarë kanë shkuar në 3.57 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Facebook ka njoftuar edhe për rritje të të ardhurave gjatë periudhës së fundit një vjeçare, nga 5.84 miliardë dollarë në vitin 2015, në 8.81 miliardë në vitin 2016.
Të ardhurat nga reklamat kanë shënuar rritje për 53 për qind duke mbërritur në shifrat prej 8.63 miliardë dollarë.
Kompania thotë se ka rritur edhe numrin e përdoruesve të rrjetit. “Në bazë të matjes së dhjetorit, numri i përdoruesve aktivë gjatë ditës ka qenë në një mesatare prej rreth 1.23 miliardë, që është rritje për rreth 18 për qind nga viti paraprak, ndërsa numri i përdoruesve në pajisjet mobile ka qenë 1.15 miliardë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/