Telegrafi

Rriten taksat e aeroporteve

Ky është i pari nga dy shtrenjtimet e çmimit për udhëtim me aeroplan, që e paralajmëroi Qeveria në Londër, duke vendosur të ashtuquajturën taksë ekologjike, në tentim që të ndalohet procesi i ndryshime klimatike në botë. Shtrenjtimi i tillë i ardhshëm do të kryhet në fillim të nëntorit të vitit të ardhshëm. Rritja e çmimit të taksave të aeroportit është rregulluar sipas skemës, e cila varet nga largësia e udhëtimit, dhe lëvizë prej një deri në 30 funta.

Shtrenjtimi më i madh është përcaktuar për udhëtime me biznes dhe klasë të parë në distancë prej mbi pesë mijë funta, ku taksa ritet prej 80 të tanishmeve në 110 funta, ndërsa rritja më e vogël është për fluturim me klasë ekonomike deri dy mijë milje, kështu që tani në vend të 10, taksa e aeroportit paraqet 11 funta.

Për numrin më të madh të udhëtarëve, të cilët shpesh udhëtojnë me klasën ekonomike, çmimi i taksës është rritur për pesë funta për çdo biletë të aeroplanit për udhëtim deri në katër mijë milje. Deri tani për këtë largësi paguhej 40, kurse tani për taksë të aeroportit do të duhet të paguhen 45 funta.

Përfaqësuesit e kompanive të aeroplanëve e dënuan shtrenjtimin e masave të cilat mund ta dëmtojnë biznesin e aeroplanëve dhe negativisht të reflektohet për vendet e vogla të cilat shpesh, në veçanti për destinacionet e njohura turistike, jetojnë dhe varen nga qarkullimi i tursitëve dhe nga fluturimet e aeroplanëve deri në vend fluturimin e tyre.