Site icon Telegrafi

Rriten shpenzimet për jetesë në Maqedoni

Shpenzimet e jetesës në prill të vitit 2017, në krahasim me prillin e 2016 ka shënuar rritje prej një përqind, ndërsa në krahasim me muajin e kaluar për 0.3%. Rritje shënojnë edhe çmimet me pakicë për 2.2% në krahasim me prillin e vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me muajin e kaluar për 0.1%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të publikuara të ESHS, rritje e indekseve të jetesës në prill të vitit 2017, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është vërejtur tek perimet e freskëta dhe të ngrira përveç patates për 15.8%, frutat e freskëta dhe të ngrira për 11.7%, patatet për 4.1%, arrat dhe produket e frutave të thata për 1.4%, vezët për 1.2%, kosi 0.7%, cigaret 0.5%, produkte të tjera të mishit, produktet e peshkut dhe të frutave të detit, perimet e thata, perimet e konservuara dhe të tjera të përpunuara për 0.4%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollatat dhe ëmbëlsirat për 0.3% dhe buka për 0.2%, njofton AIM.

Ulje në Indeksin e Çmimeve të Konsumit në muajin prill 2017, në krahasim me muajin e kaluar është regjistruar në produktet e tjera ushqimore për 1.3%, mishi 1.2%, frutat e ngrira 0.8%, pijet alkoolilike 0.5%, peshku dhe frutat e detit për 0.4%. /Telegrafi/

Exit mobile version