Telegrafi

Rriten shpenzimet për jetesë në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Shpenzimet për jetesë në dhjetor në krahasim me nëntorin e vitit 2018 janë rritur për 0.3 përqind ndërsa çmimet me pakicë për 1%.

Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, shpenzimet për jetesë në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018 janë rritur për 0.8%, kurse çmimet në pakicë janë në nivelin e njëjtë si në vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vitin e kaluar kemi rritje të shpenzimeve për jetesë në grupin e pijeve alkoolike,duhanit dhe mjeteve narkotike për 5.6%, shëndet për 2.7%, ushqim dhe pije joalkoolike, rekreacion dhe kulturë për 1.6%, mobilje, orendi dhe mirëmbajtje të orendive për 1.2%, restorante dhe hotele për 0.9%.

Ulje ka në grupet e transportit për 2.2%, komunikime për 1.7%, veshmbathje dhe këpucë për 1.5%, arsim për 0.4%, strehim, ujë, elektrikë, gaz dhe karburante të tjera për 0.1% ndërsa grupi i mallrave tjera dhe shërbimeve është në nivel të vitit paraprak./Telegrafi/