Site icon Telegrafi

Rriten shpenzimet në Komunën e Podujevës

rejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Podujevës, Isuf Latifi ka deklaruar se shpenzimet e buxhetit për 6 muaj të këtij viti kanë arritur shumën prej 7,126,403 euro.

Ai duke paraqitur raportin financiar të Komunës së Podujevës për periudhën janar – qershor 2015,ka thënë se për paga janë shpenzuar 5,579,006 euro, për mallra dhe shërbime 424,524 euro, shpenzimet komunale 155,286 euro, subvencione 268,778 euro dhe investime kapitale 698,809 euro.

“Këto shpenzime janë në kuadër të planifikimit për këtë periudhë. Nëse e bëjmënjë krahasim të shpenzimeve të kësaj periudhe me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, vërejmë se kemi rritje tëshpenzimeve për 1.34 për qind”, tha drejtori Latifi.

Megjithatë, në fund, kuvendi me shumicë votash ka miratuar Raportin Financiar të Komunës së Podujevës për periudhën janar-qershor 2015.

Gjithashtu, është miratuar vendimi për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS./Telegrafi/

Exit mobile version