Derivatet e naftës nga mesnata e sotme do të shiten me çmime të reja, edhe atë më të shtrenjta me vendim të Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Sipas çmimeve të reja EUROSUPER BS-95 do të shtrenjtohet për 0.50 denarë dhe një litër do të kushtojë 72.50 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 mbetet i njëjtë, gjegjësisht 74 denarë për litër.
Çmimi i EURODISELIT do të rritet me 1.5 denarë dhe nga mesnata do të kushtojë 66 denarë për një litër.
Me vendimin e KRRE-së rritet edhe çmimi i mazutit, i cili do të kushtojë 34.351 denarë për kilogram.
Çmimet e reja do të vlejnë për dy javët në vijim./Telegrafi/