Të dhënat e fundit për rezervat devizore shtetërore për muajin mars tregojnë rritje të lehtë, edhe pse në kuadër të projektimit të tetorit, pritej që të kishte ulje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Banka Popullore thotë se analizat e treguesve të mjaftueshmërisë së rezervave devizore tregon se edhe më tutje ka lëvizje drejt zonës së sigurtë. Rritje është shënuar edhe në ofertën devizore në tregun devizor ndërbankar, ku kursi devizor është ulur lehtësisht./Telegrafi/