Telegrafi

Rriten rendimentet e misrit në Pellagoni

Përfaqësues të Projektit të USAID-it për ekspansion të bizneseve të vogla dhe të mesme dhe kompania Alkaloid SHA Shkup sot do ta shënojnë fillimin e korrjes në Pellagoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç komunikojnë, fillimi i korrjes së misrit për silazh në Pellagoni këtë vit premton vazhdim të trendit rritës. Prodhuesit shënojnë rritje të rendimenteve nga 124% nga viti 2012 deri në vitin 2015 me ndihmën e sistemeve për ujitje ‘pikë për pikë’ dhe përdorimin e plehrave të lëngshme, falë përpjekjeve të USAID-it, Qeveria e Zvicrës dhe Alkaloid SHA Shkup për modernizimin e prodhimtarisë.

Fillimi i korrjes do të shënohet në fushën me misër të bujkut Ilço Daskalloski në afërsi të fshatit Konjare e Vogël, Komuna Prilep. /Telegrafi/