Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga coronavirusi (dje ishin 10).
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35,577.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1434 raste të reja pozitive, (dje ishin 1370) për një total prej 281.587 të prekurish nga COVID-19.
Gjithashtu pati edhe 471 të shëruar, për një total prej 211,272 raste pacientësh.
Në Rajonin e Lombardisë, gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 3 viktima dhe 218 raste të reja pozitive.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në rajon ka shkuar në 16,891 kurse totali i rasteve pozitive është rritur në 102,303 që prej fillimit të pandemisë. /javanews.al/