Italia regjistroi sot rritje te ndjeshme përsa i përket infektimeve, me 19 886 raste të reja në 24 orët e fundit, nga dje që ishin 16 424, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.
Sipas po të njëjtit burim, viktimat ishin 308.
Aktualisht, në kujdesin intensiv janë të shtruar 2 168 pacientë, me një rritje prej 11 njësish në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.
Pranimet ditore në reanimacion ishin 178.
Nga ana tjetër, 18 257 persona me simptoma janë të shtruar në reparte të zakonshme, një rritje me 40 njësi krahasuar me dje, raporton ATSh.
Rastet totale që nga fillimi i epidemisë janë 2 868 435 dhe i vdekjeve 96 974.
“Në Itali është vlerësuar se i ashtuquajturi variant britanik i virusit Sars-CoV-2 ka një transmetueshmëri 37% më të lartë sesa llojet jovariante, me një pasiguri të madhe statistikore midis 18% dhe kulme prej 60%”, njoftoi Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS).
Sipas ISS, ky vlerësimi çon në nevojën e shqyrtimit të mundësisë për masave më të rrepta kufizuese kundër COVID-19.