Çmimet e naftës kanë rënë nën 42 dollarë në tregjet ndërkombëtare ndërsa tregtarët shqetësohen për rritjen e madhe të numrit të infeksioneve të reja me coronavirus në Evropë dhe SHBA.
Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçi në kontratat e dorëzimit në nëntor, të cilat skadojnë të mërkurën, ra për 54 cent dhe tani kushton 35.61 euro.
Në tregun amerikan, çmimi i një fuçi ra për 69 cent, në 33,89 dollarë, transmeton Telegrafi.
Llogaritjet e reuters tregojnë se deri të martën, më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën kishin vdekur si rezultat i infeksionit me coronavirus, i cili solli në gjunjë ekonominë botërore dhe kërkesën për karburant.
Drejtuesit e shtëpive kryesore tregtare në botë parashikojnë një rikuperim të dobët të kërkesës për naftë në muajt e ardhshëm dhe ngecjen e çmimeve për shkak të pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/