Site icon Telegrafi

Rriten qarkullimet në tregtinë me ushqim, produkte joushqimore dhe derivate

Në tregtinë me pakicë në Maqedoni, në gusht të këtij viti, në krahasim me muajin e vitit të kaluar, ka rritje të qarkullimit tek tregtia me ushqim, pije dhe duhan, me podukte joushqimore dhe në tregtinë me derivate, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror Statistikor, tek tregtia me ushqim, pije dhe duhan ka arritje për 11,4 përqind në mënyrë nominale, ndërsa realisht për 11,8 përqind, në tregtinë me pakicë m produkte joushqimore përveç derivateve në mënyrë nominale për 25, ndërsa realisht për 24 përqind dhe në tregtinë me pakicë përveç tregtisë me derivate në mënyrë nominale për 18,6 përqind, ndërsa realisht për 18,4 përqind. /Telegrafi/

Exit mobile version