Telegrafi

Rriten problemet kardiovaskulare për qytetarët e Maqedonisë (Video)

Qytetarët e Maqedonisë sa më shumë kanë probleme kardiovaskulare të cilat shfaqen në të gjithë trupin por më shumë shfaqen me pengim të frymëmarjes, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mjeku Marjan Boshevski nga klinika për kardiologji, së bashku me disa bashkëpunëtorë kanë shkruar një libër për problemet kardiovaskulare ku në mes tjerash thuhet ”Nuk duhet të injorohen simptomet e skuqjes së pjesëve të ndryshme të këmbëve ose nëse trombi shfaqet në mushkëri që e pengojnë frymëmarjen. Në këto raste, qytetarët duhet të paraqiten tek mjeku amë e pastaj të shkojnë tek mjeku specialist për të tejkaluar trombet që shfaqen në venë.” thuhet në mes tjerash në librin e sapo publikuar./Telegrafi/

Lexo po ashtu 20 mijë qytetarë të Maqedonisë të prekur nga gripi