Telegrafi

Rriten pritjet për Kindle Fire

Sipas parashikimeve të reja të bazuara mbi të dhënat nga furnizuesit e komponentëve, priten dërgesat për deri 6 milion Kindle Fire për çerekun aktual. Në DisplaySearch theksojnë se plani fillestar i Amazon ishte prodhimi i 4 milion Kindle Fire, por së shpejti pas fillimit të pranimit të paraporosive ata rritën porositë në 5 milion copë, e mu para fillimit të paraqitjes zyrtare prapë rritën porositë në 6 milion copë.

Suksesi i madh i Kindle Fire sipas disa mediave qysh tani ka ndikuar në prodhuesit tjerë të tabletëve, sikurse që janë Dell, Asus dhe Acer, të cilët sipas pohimeve shqyrtojnë opsionin e heqjes dorë nga prodhimi i tabletëve të bazuar në Android.

Analistët e DisplaySearch gjithashtu thonë se iPad 2 është ende shumë i suksesshëm, edhe pse Apple zvogëloi porositë nga 11 në 9 milion copë. Por sipas pohimeve zvogëlimi i porosive është bërë për shkak se Apple po bëhet gati për paraqitjen e iPad 3 gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/