Telegrafi

Rriten pickimet nga rriqërat në Dellçevë

Është rritur numri i pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të pickimit të rriqërave në rajonin e Dellçevës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shumica e rasteve trajtohen në spitalin e këtij qyteti, ndërkaq rastet më të rënda transferohen në qendrat spitalore të Koçanit dhe të Shtipit.

Apelohet te qytetarët që të kenë kujdes kur lëvizin nëpër pyje, posaçërisht vjelësit e kërpudhave, ose kur dalin për gjueti, të veshin pantallona ose fanellë./Telegrafi/