Telegrafi

Rriten për 6 % çmimet e konsumit

Enti i Statistikave të Kosovës (ESK) ka publikuar raportin e indeksit të çmimeve. Sipas raportit ngritje e çmimeve vërehet te energjia elektrike, gazi dhe lëndë djegëse të tjera 24 për qind e shkaktuar nga aplikimi i tarifave dimërore të energjisë elektrike, pastaj perimet 2.3 për qind.

Te grupet dhe nëngrupet e tjera gjatët tetorit 2010 ndryshimet e çmimeve ishin pa ndikim në indeks.

Rënie e çmimeve ndërsa vërehet te pemët për 11.5 për qind dhe duhani 0.8 për qind.

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 6 për qind në muajin tetor 2010 krahasuar me muajin tetor 2009.

Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te buka dhe drithërat për 21.9 për qind. Vajrat dhe yndyrat 29 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal 14.1 për qind, duhani 6.7 për qind, rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera 4.4 për qind.

Qumështi, djathi dhe vezët u rritën për 2.9 për qind, perimet 3.8 për qind, sheqeri, reçeli, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsirat 10.5 për qind.

Ndërsa rënie e çmimeve krahasuar me një vit më parë vërehet te këpucët 1.4 për qind. /Telegrafi/