Telegrafi

Rriten për 33.4 % të hyrat buxhetore

Zëvendësministri i MEF-it, Bedri Hamza tha, gjatë nj konference për media të hënën se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të hyrat kanë shënuar rritje 33.4 për qind të të hyrave buxhetore. Sipas tij ka pasur ngritje substanciale në kategorinë e investimeve kapitale.

“Pranimet nga tatimet kufitare-Doganat arrijnë në 72.3 për qind të realizimit të planit vjetor dhe janë në shumë prej 507.806.000 euro, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi rritje për 12 për qind”, tha Hamza.

Pranimet e mbledhura nga Administrata Tatimore e Kosovës arrijnë në 73.3 për qind të realizimit të planit vjetorë dhe janë në shumë prej 158.680.000 euro, krahasuar me prridhën e njëjtë të vitit 2009 ka rritje për 14 për qind.

Të hyrat vetanake komunale janë realizuar në krahasim me planin vjetor me 69 për qind dhe janë në shumë prej 33.702.000 euro, të hyrat vetanake të nivelit qendror janë realizuar për 131.8 për qind dhe janë 39.676.000 euro, në krahasim me prridhën e njëjtë ka ngritje për 57 për qind.

Pranimet jo tatimore paraqesin 70.7 për qind të planit vjetor dhe janë 36.394.000 euro.

Pranimet në emër të dividentës janë në shumë prej 85.000.000 euro, prej të cilave 80 milion euro janë devidenta e PTK-së, ndërsa pesë milionë nga devidenta e Aeroportit. /Telegrafi/