Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ekzekutimi i pagesave me rritje për kategoritë e dala nga lufta do të fillojë nga ky muaj.
Murati këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, duke thënë se ky vendim erdhi sot nga mbledhja e Qeverisë.
“Siç edhe e pati paralajmëruar Kryeministri Kurti në tetor të vitit të kaluar, me rastin e hyrjes në fuqi të ligjit të buxhetit, sot Qeveria miratoi vendimin pë rritjen e pensioneve për 20% për kategoritë e dala nga lufta.
Ekzekutimi i pagesave me rritje do të fillojë që nga ky muaj”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/