Afro 15 mijë pensionistë në të gjithë Shqipërinë, do të përfitojnë rritje pensioneve. Bëhet fjalë për 6 kategori, të cilat kanë mbushur moshën e daljes në pension, nga tetori i vitit 1993 deri në fund të dhjetorit 1996, e që do të marrin tashmë, sipas datave që ka propozuar Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e që gazeta i boton si më poshtë.
Me vendimin e ri të miratuar nga qeveria është vendosur të ketë ngushtim të diferencave në masën e pensioneve, ndërkohë që pragu maksimal i përfitimit për të gjitha kategoritë është përcaktuar 23 640 lekë.
Gjithashtu në vendimin e marrë dje, me argumentin për domosdoshmërinë së rritjes për shkak të nivelit shumë të ulët të pagesave që të moshuarit merrnin deri më sot.
Ndërkohë përfitime specifike do të ketë, nga qershori edhe për ish-minatorët dhe gratë e punësuara në arsim e kulturë. Ky kontingjent, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara. /Telegrafi/