Site icon Telegrafi

Rriten pagat për të punësuarit në Qendrën Klinike në Shkup

Foto: Ilustrim

Kanë përfunduar me sukses bisedimet për rritjen e pagave për të punësuarit në kampin “Nëna Terezë” në Shkup, deklarojnë nga Sindikata e Qendrës Klinike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se pagat e mjekëve specialistë dhe stafit mësimdhënës do të rriten për 10 për qind, ndërsa paga e mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe mjekëve specialist të shtetit do të rritet për 5 për qind, për punonjësit e shëndetësisë me arsim të mesëm, të lartë dhe specializim (infermierë, akusher, teknikë të laboratorëve mjekësorë, teknologë radiologë), si dhe për transportuesit spitalorë dhe stafin tjetër ndihmës teknik, pagat do të rriten për tetë për qind.

Kjo rritje e pagave, siç deklarojnë nga Sindikata e Qendrës Klinike, do të fillojë nga janari i vitit 2019.

Për personelin administrativ të punësuar në Qendrën Klinike është paraparë rritje e pagave për pesë për qind, e cila do të fillojë nga muaji shtator të vitit 2019./Telegrafi/

Exit mobile version