Telegrafi

Rriten nivelet në kaskadën e Drinit, shtohen shkarkimet

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare publikoi të mërkurën në mëngjes të dhënat për gjendjen në kaskadën e Drinit duke konfirmuar se niveli i liqenit në Fierzë ka arritur në 285.07 nga 284.23 m që ishte një ditë më parë ndërkohë që prurjet në liqen vazhdojnë me 785 m3/sek nga 1100 m3/sek që ishte një ditë më parë, ndërsa shkarkimet me 436 m3/sek nga 444 m3/sek që ishin një ditë më parë.

Në Koman, prurjet në të janë me 894 m3/sek nga 948 m3/sek, ndërsa shkarkimet me 947 m3/sek nga 948 m3/sek një ditë më parë. Në Vaun e Dejës niveli është rritur gjithashtu dhe shkarkimet kanë arritur në 980 m3/sek nga 933 m3/sek që ishin ditën e djeshme. /Telegrafi/