Mijëra polic francezë do të vendosen në zona kyçe brenda dhe përreth Parisit pak para ndeshjes finale të kampionatit europian të futbollit, Euro 2016.
Përballja finale e EURO 2016 që zhvillohet sonte është në mes të nikoqirit, Francës dhe Portugalisë, transmeton rel.
Mbi 5 mijë policë do të patrullojnë zonën ku pritet të mblidhen 92 mijë adhurues të futbollit dhe që përfshinë hapësirën afër Kullës Eiffel, bulevardit “Champs-Elysees” dhe stadiumin kryesor të qytetit, “Stade de France”.
Vitin e kaluar tre persona kryen sulm vetëvrasës në afërsi të këtij stadiumi duke e hedhur vetën në erë.
Policia franceze dhe ushtarët kanë qenë duke patrulluar nëpër Paris prej sulmeve të nëntorit të kaluar ku u vranë 130 persona.
Autoritetet franceze kanë thënë se nuk do të ketë festë në Francë nëse ekipi vendës fiton, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Më shumë se një milion persona e kanë festuar në këtë zonë fitoren e Kupës së Botës nga Franca në vitin 1998.