Site icon Telegrafi

Rriten masat e sigurisë në SHBA: Shtëpia e Bardhë përgatitet për dhunë të mundshme pas rezultateve të zgjedhjeve

Ndërsa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Trumpit, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Kapitolit në 2021.

Ndërsa amerikanët po presin me ankth rezultatin e kësaj gare historike presidenciale, Uashingtoni po përgatitet për më të keqen.

Bëhet e ditur se shteti amerikan po përgatitet për një tjetër sulm të dhunshëm të mbështetësve të Donald Trump nëse ai humbet nga Kamala Harris, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Kompleksi i Shtëpisë së Bardhë tani duket si një kështjellë.

Masave të rrepta tashmë ekzistuese të sigurisë i është shtuar një gardh metalik i zi prej më shumë se dy metra lartësi.

Kjo pasi autoritetet federale dhe lokale kanë frikë nga skenat që të kujtojnë sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar 2021.

Ndryshe, Trump tashmë ka filluar të vërë në dyshim integritetin e votave edhe para se të numërohen fletëvotimet, veçanërisht në Gjeorgji. /Telegrafi/

Exit mobile version